image Rastet me COVID-19/ Regjistrohen tre të vdekur në 24 orët e fundit

Shëndetësi

Rastet me COVID-19/ Regjistrohen tre të vdekur në 24 orët e fundit

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditura të dhënat e fundit sa i përket COVID-19, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar tre raste të vdekjes.

Po ashtu, janë regjistruar 140 raste të reja nga mbi më shumë se 2 mijë testime.

Aktualisht në Kosovë janë 2.763 raste aktive me koronavirus.

Njoftimi i plotë:

25 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 836 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.811.481 doza të vaksinës.

Deri më sot 815.155 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 97.071 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 2.060 testime, 140 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 220.119.

Në total numri i rasteve aktive është 2.763.

/GazetaSinjali/