image Rastet e fundit me koronavirus nga Vushtrria janë nga e njëjta familje

Shëndetësi

Rastet e fundit me koronavirus nga Vushtrria janë nga e njëjta familje

news image

Gjashtë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sonte në Kosovë, pesë prej të cilave janë nga Komuna e Vushtrrisë, saktësisht nga fshati Stanofc.

Të infektuarit janë nga e njëjta familje dhe janë në vetizolim, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur kjo komunë përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

Ndërsa sonte janë shëruar dy persona të infektuar me koronavirus në Vushtrri.

“Sonte janë shëruar 2 qytetarë të Vushtrrisë dhe janë konfirmuar 5 raste të reja me Covid 19. Të gjitha rastet e reja janë raste kontakti, jane nga e njejta familje dhe janë në vetizolim. Edhe sot, Shtabi Emergjent Komunal përmes Kryqit të Kuq ka dërguar mjete mbrojtëse mjekësore, barna, ushqime dhe pako higjenike për familjet e prekura”, thuhet në njoftim./GazetaSinjali/

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, Sonte janë shëruar 2 qytetarë të Vushtrrisë dhe janë konfirmuar 5 raste të reja me…

Posted by Komuna Vushtrri Faqja Zyrtare on Saturday, May 30, 2020