image Raportohet se familjari i ministrit Mehaj u emërua në bordin e “Trainkos-it”

Politikë

Raportohet se familjari i ministrit Mehaj u emërua në bordin e “Trainkos-it”

news image

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar vendimin për emërimin e Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Qendrore “Trainkos”.

Astrit Mehaj është emëruar anëtar i bordit të kësaj ndërmarrje, i cili siç raporton Paparaci është familjar i afërt i Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ai aktualisht punon në një kompani private të sigurimeve. Nuk dihet deri më tani përvoja e tij menaxheriale, por ajo që dihet është se ai ka lidhje familjare me ministrin e Mbrojtjes.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila vazhdimisht është ankuar për punësimet të së kaluarës nga partitë politike, tashmë kohë pas kohe po e dëshmon të kundërtën.

Përveç punësimeve familjare dhe të militantëve, tashmë pushteti po ndërhyn edhe në ndërmarrjet publike. Rrjedhimisht, nga çkapja e ndërmarrjeve shtetërore – premtim i Albin Kurtit – është shndërruar në kapjen e tyre.

/GazetaSinjali/