image Raporti i Departamentit Amerikan për pastrimin e parave: Shqipëria s’ka bërë asnjë përparim

Shqipëri

Raporti i Departamentit Amerikan për pastrimin e parave: Shqipëria s’ka bërë asnjë përparim

news image

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuarraportin e 2020-ës për pastrimin e parave, ku theksohet se Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim.

DASH rendit si shkaqe të kësaj situate: korrupsionin, institucionet e dobëta, krimin e organizuar dhe paratë e trafikut të drogës që hyjnë në Shqipëri përmes remitancave.

“Vendi ka një ekonomi të madhe parash dhe sektor informal, me flukse hyrëse të konsiderueshme parash nga jashtë, forma e remitancave dhe investimeve të ndryshme. Krime të mëdha që krijojnë të ardhura në Shqipëri përfshijnë trafikimin e drogës, evazionin fiskal dhe kontrabandën. Organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje në rrjetet që veprojnë në Evropë dhe Amerikën e Jugut”, thuhet në raport.

Ndërkaq, DASH thotë se progres qeveria shqiptare ka bërë me sekuestrimin e pasurive të Kelmend Balili, i njohur si “Eskobari i Ballkanit”.

“Shqipëria regjistroi një progres me përdorimi i ligjit të tij të konfiskimit anti-mafia, duke përfshirë konfiskimin e 40 përqind të pasurive që i përkasin mbretit famëkeq të drogës Klement Balili, i quajtur “Eskobari i Ballkanit”, thuhet nga DASH, njofton euronews.al.

Ndërsa, sa i përket Reformës në Drejtësi, duke përfshirë Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe krijimin e njësive të shumta të specializuara të policisë që synojnë krimet ekonomike, në raport theksohet këto procese kanë përmirësuar perspektivat e Shqipërisë për adresimin e pastrimit të parave.

Por, në të theksohet se “sidoqoftë, këto përpjekje vështirësohen nga sfidat e kapacitetit në drejtësinë e krijuar së fundmi institucioneve dhe korrupsionit të përhapur që minon shtetin e së drejtës”./Gazeta Sinjali/