image Raporti i BE-së: Kuvendi nuk ka performancë më të mirë se vitin e kaluar, por Osmani përmirësoi organizimin

Politikë

Raporti i BE-së: Kuvendi nuk ka performancë më të mirë se vitin e kaluar, por Osmani përmirësoi organizimin

news image

Raporti i Bashkimit Evropian për Kosovën për vitin 2020 vlerëson se kjo legjislaturë e Kuvendit të Kosovës nuk ka përmirësuar performancën krahasuar me legjislaturën e vitit të kaluar.

“Gjatë periudhës raportuese, Kuvendi nuk e ka përmirësuar performancën e tij të përgjithshme qoftë si forum për dialog konstruktiv politik apo përfaqësim”, thuhet në raport.

Ky raport vlerëson se kuvendi ka vazhduar të pengojë aktivitetin ligjvënës, por thotë se Vjosa Osmani ka përmirësuar organizimin e Kuvendit.

“Kështu [Kuvendi} ka vazhduar që ta pengojë aktivitetin legjislativ. Sidoqoftë nën drejtimin e Kryetares së re [Vjosa Osmanit] ka pasur përmirësim në organizimin e Kuvendit”.

Përmes këtij raporti, rekomandohet që Kuvendi të adresojë çështjet e veta dhe të forcojë funksionin, veçanërisht duke përmirësuar kornizën rregullatore, përfshirë rregullat procedurale.

Në raport theksohet se ky institucion e ka vazhduar punën në kohën e pandemisë, por duke respektuar masat./Gazeta Sinjali/