image Raporti i Bankës Botërore, Krasniqi: Qeveria e papërgjegjshme ka dështuar në ekonomi

Politikë

Raporti i Bankës Botërore, Krasniqi: Qeveria e papërgjegjshme ka dështuar në ekonomi

news image

Kreytari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar kundër Qeverisë pasi Banka Botërore ka paralajmëruar ngadalësim të rritjes reale të Bruto Prodhimit Vendor (GDP) të Kosovës për vitin 2022.

Krasniqi ka deklaruar se Kosova po kalon nëpër krizën më të thellë ekonomike që nga përfundimi i luftës dhe raporti i Bankës Botërore e konfirmoi atë që po e themi tash e sa muaj.

“Qeveria ka dështuar në ekonomi, mungesë investimesh, rritje ekonomike e ngadalësuar. Inflacioni mbi 20% për produkte ushqimore e plot dështime të tjera”, thotë ai.

Sipas Krasniqit, Qeveria e Kurtit është Qeveri është e papërgjegjshme dhe ka tendencë që dështimet e tyre ti mbulojë me propagandë politike.

“Janë qytetarët ata që mbi supet e tyre po e bartin barrën e rëndë të paaftësisë së qeverisjes së Albin Kurtit”, përfundoi ai.

 

/GazetaSinjali/