image Ramush Haradinaj zgjedhet sërish kryetar i AAK-së

Politikë

Ramush Haradinaj zgjedhet sërish kryetar i AAK-së

news image

Ramush Haradinaj edhe për një mandat në krye të partisë është zgjedhur kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka, i cili tha se pro Haradinajt ishin 518 nga 528 delegatë.

“Gjithsej ishin 528 delegatë. 518 ishin pro, dy kundër tre abstenime dhe pesë të pavlefshme”, ka thënë Blaka.

Ndryshe, Haradinaj ishte i vetmi kandidat në garën për të parin e AAK-së.

/GazetaSinjali/