image Ramush Haradinaj këshillon Albin Kurtin si të arrijë marrëveshje me LDK-në

Kosovë

Ramush Haradinaj këshillon Albin Kurtin si të arrijë marrëveshje me LDK-në

news image

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, e ka quajtur të pakuptimtë dhe të çuditshëm qëndrimin e Albin Kurtit, mandatarit për krijimin e qeverisë.

“Situata pas zgjedhjeve ka qenë e qartë dhe e lehtë për të krijuar qeverinë. E qartë sepse të gjitha partite politike e kanë pranuar rezultatin zgjedhor. Pra zgjedhje të pranume. Imagjinoni krahasimin Kosovë-Shqipëri. Menjëherë e kemi pranu rezultatin. Tek ne sistemi është parlamentar dhe ai që ka një vote më shumë merr përgjegjësinë të krijojë qeverinë. Në këtë rast përgjegjësia I ka taku Albin Kurtit, Vetëvendosjes”.

“Unë kam pasur qëndrim të qartë ndaj zotrit Kurti dhe Vetëvendosjes se, është mashtrim ajo që i është ofruar qytetarëve, do dale zhgënjim. Edhe e kam thënë që ditën e pare, por përkundër kësaj i kam thënë, i uroj sukses. Tani jam i habitur që zoti Kurti nuk e ka gjetur formulën për të krijuar qeverinë”, tha Haradinaj në intervistë për syri.net

Kur është pyetur nëse LDK po kërkon shumë, Haradinaj ka thënë se Kurti nuk duhet të mërzitet për një ministri nëse e merr më shumë ose ma pak.

“Në sistemin tonë, kryetari I qeverisë ka pushtet të madh. Kurti nuk duhet të mërzitet një minister më shumë ose pak se ai është kryeministër i atyre ministrave. Kurti ka pasur qëndrim të çuditshëm për një mandatar. Ai ka qëllim të çojë vendin në zgjedhje. Ai e ka mundësinë me kriju qeverinë e vendit”, deklaroi Haradinaj.

Sipas Haradinajt, është më mirë të kemi një qeveri të atyre që kanë fituar zgjedhjet./Gazeta Sinjali/