image “Rambo i hajdutëve”, arrestohet në Itali shqiptari që vidhte katër shtëpi brenda natës

Shqipëri

“Rambo i hajdutëve”, arrestohet në Itali shqiptari që vidhte katër shtëpi brenda natës

news image

Një 48-vjeçar shqiptar i identifikuar si Zef Tirtja ka përfunduar në prangat e autoriteteve italiane.

Policia ka rënë në gjurmët e Tirtjas, për shkak të një telefonate që ai ka shkëmbyer me një mikun e tij, ku thekson:

“Në Itali bën shumë para me grabitje, sa të bëj edhe ca, do të rikthehem sërish në Shqipërinë time”.

48-vjeçari dyshohet se grabiste shtëpitë, teksa pronarët ndodheshin në gjumë.

Tirtja akuzohet për 27 vjedhje dhe kohët e fundit jetonte në pyll. Për shkak se shqiptari ishte shpërngulur për të jetuar në pyll, efektivët italianë i kishin vendosur nofkën “Rambo i hajdutëve”.

48-vjeçari shqiptar brenda një nate ishte në gjendje të vidhte tre ose katër shtëpi, theksojnë mediat italiane./Gazeta Sinjali/