image Rama takon Sunak në Londër: Komuniteti shqiptar këtu duhet të ndihet i sigurt dhe i nderuar

Shqipëri

Rama takon Sunak në Londër: Komuniteti shqiptar këtu duhet të ndihet i sigurt dhe i nderuar

news image

Duam të sigurohemi që komuniteti shqiptar këtu jo vetëm të ndihet i sigurt por edhe i nderuar këtu. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në takimin me kryeministrin britanik Rishi Sunak në Londër.

Në vizitën e parë në 10 Downing Street, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se sikurse britanikët nuk janë të gjithë James Bond apo Mr. Bean ashtu edhe shqiptarët nuk janë personazhe që dalin nga “Taken”.

Sipas tij Dua Lipa nuk është thjesht një këngëtare britanike, por emigrante shqiptare si të tjerë që kanë ardhur këtu të këndojnë, të gatuajnë dhe të kujdesen për ju.

“Të bëjmë të pamundur për të goditur rrjetet kriminale dhe të shmangim që njerëz të pafajshëm të bien në grepin e tyre. Ashtu si të gjithë britanikët nuk janë James Bond o Mr. Bean, shqiptarët nuk janë personazhe që dalin nga “Taken”. Ashtu si djali vjen më nje varkë, nuk është thjesht një shqiptare, por një tablo e gjerë. Dua Lipa nuk është thjesht një këngëtare britanike, por emigrante shqiptare si të tjerë që kanë ardhur këtu të këndojnë, të ndërtojnë, të gatuajnë dhe të kujdesen për ju”.

/GazetaSinjali/