image Rama: Rusia nuk është vend armik i Shqipërisë, por kemi ndarje të qarta

Shqipëri

Rama: Rusia nuk është vend armik i Shqipërisë, por kemi ndarje të qarta

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar situatën në mes Ukrainës dhe Rusisë, duke thënë se është një konflikt i rrezikshëm.

Rama po ashtu ka deklaruar se në marrëdhëniet bilaterale nuk ka asnjë problem me Rusinë dhe se ky shtet nuk është armik i Shqipërisë, por që ka nënvizuar se me Rusinë ka një ndarje të qartë.

“Çdo qeveri e ka marrë atë letër, e ka lexuar, por e lexon, ndërkohë që qëndrimet tona janë publike, janë të qarta, janë të drejta besoj unë. Ne nuk kemi asnjë problem në marrëdhëniet tona bilaterale me Rusinë. Rusia nuk është një vend armik i Shqipërisë, por ne kemi një ndarje shumë të qartë në këtë pikë dhe gjithë zhurma për letrën është pjesë e një zhurme folklorike në katundin e Partisë Demokratike, që ta themi qartë. Unë ndaj mendimin e shumë të tjerëve, që ky është një konflikt goxha i rrezikshëm dhe tensioni në rritje është patjetër me një potencial rrezikshmërie të lartë dhe bëj pjesë në atë grup njerëzish që fatmirësisht nuk janë pak, që besojnë se rruga është bisedime, bisedime, bisedime me Rusinë, për të gjetur pika çtensionimi e për të hapur një proces shumë të vështirë dakordimesh”, ka thënë Rama. /GazetaSinjali/