image Rama reagon pas rrënimit të Teatrit Kombëtar: Unë s’jam as i shenjtë e as i pagabueshëm

Rajon

Shkrim/ Rama reagon pas rrënimit të Teatrit Kombëtar: Unë s’jam as i shenjtë e as i pagabueshëm

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas akuzave të shumta lidhur me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar të Tiranës.

Rama në rrjetin social Twitter i ka reaguar regjisorit Robert Budina.

“Dy fjalë njeriut të mirë Edmond Budina: je në të drejtën tënde të vazhdosh të mendosh ndryshe nga Robert Ndrenika, Luftar Paja, Gëzim Kame, Viktor Zhusti, Ruzhdi Pulaha, Pirro Milkani, Albert Minga, Altin Basha e plot të tjerë, që janë historia e vjetër dhe e re e skenës kombëtare”, ka shkruar ai.

Ai shkruan se, nuk është i shenjtë dhe as i pagabueshëm dhe se sipas tij, ai nuk ka lidhje me autorësinë e punëve të zeza.

“Në s’jam as shenjt e as i pagabueshëm dhe nuk ndal dot askënd të më pikturojë si djall, por unë kam lidhje autorësie me punët e zeza që më akuzoni,po aq sa ç’kanë lidhje me Shekspirin dhe Molierin ato partitë që u ngulën tek teatri si në sheshin e radhës për përsheshin e radhës!”, ka shkruar tutje ai.

Ndryshe, Qeveria e Shqipërisë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, sot herët në mëngjes ka shembur godinën historike të Teatrit Kombëtar Shqiptar. Aksioni është shoqëruar me dhunë ndaj artistëve dhe aktivistëve qe po e mbronin teatrin tash e gati 3 vite. /Gazeta Sinjali/