image Rama: Procesi gjyqësor në Hagë, një proces i parregullt ligjor

Politikë

Rama: Procesi gjyqësor në Hagë, një proces i parregullt ligjor

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së seancën e përbashkët mes dy kuvendeve, të Shqipërisë dhe të Kosovës, ka folur për ish-krerët e UÇK-së.

Rama, në një video postim në Facebook, ka shkruar se duhet kërkuar ndërkombëtarisht verifikimi i standardeve të gjykimit të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit

“Duhej dhe duhet kërkuar ndërkombëtarisht verifikimi i standardeve të gjykimit të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit”, ka shkruar pos tjerash Rama në Facebook, duke postuar edhe videon nga fjalimi i tij në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe, kryeministri Rama, së seancën e përbashkët mes dy Parlamenteve, të Shqipërisë dhe të Kosovës, ka folur për ish-krerët e UÇK-së.

“Do të udhëtojmë bashkë të gjithë ose nuk udhëtojmë pa përfaqësuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk nisemi, as sot, as nesër, asnjëherë”, tha ai.

Rama shtoi se çastet e vendimmarrjeve të mëdha për Kosovën nuk do të kishin ardhur, ashtu siç erdhën, dhe e sotmja më shumë gjasë do ti ngjante më shumë të shkuarës se sa të ardhmes pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në krye më Hashim Thaçin.

“Por sot që jemi të gjithë në Kuvendin ku u shpallë pavarësia e Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi vazhdojnë të mbahen peng prej gati pesë vjetësh në qeli të një drejtësie ndërkombëtare e cila në çdo ka zhgënjyer këdo që ka pritur prej saj virtytet e drejtësisë së një shteti të se drejtës”, tha ai.

Rama u shpreh se procesi gjyqësor në Hagë është një proces i parregullt ligjor dhe normat dhe standardet e tij janë nën standardet e drejtësisë të të gjitha vendeve demokratike që e financojnë atë farë gjykate.

“Nga kjo sallë nuk është ndërmarrë asnjëherë një nisëm për të kërkuar përmes një rezolute të mbështetur nga të gjitha forcat politike, të paktën nga partitë shqiptare që të gjitha vendeve financuese të asaj gjykate shqetësimin e madh mbi standardet e atij procesi dhe për të kërkuar ngritjen e një misioni verifikimi lidhur me këtë shqetësim. Gjykata është e pavarur por standardet nuk janë të varura nga gjykatësit”, tha pos tjerash Rama.

Rama u deklarua se nëse Kuvendi do ta merrte nismën për t’ju drejtuar vendeve dhe shteteve sponzorizuese të Gjykatës Speciale dhe për të ndarë me to dyshimin e arsyeshëm për cenimin e standardeve demokratike në procesin ligjor kundër Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit dhe nëse do t’i kërkohej që një nismë e tillë t’i bashkohet edhe Kuvendi i Shqipërisë.

/GazetaSinjali/