image Rama për integrimin në BE: Nuk ka krushq që anulon dasmën se ne jemi në dashni me Evropën

Shqipëri

Rama për integrimin në BE: Nuk ka krushq që anulon dasmën se ne jemi në dashni me Evropën

news image

Një nga temat që u diskutua mes kryeministrit Edi Rama me përfaqësuesin e jashtëm të BE, Josep Borrell ishte integrimi i Shqipërisë në BE.

Borrell tha se Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe se lufta në Ukrainë e bën akoma më emergjente integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Ndërsa Rama e cilëson këtë proces integrimi si dasmë ku BE nuk është ende gati. Sipas tij, dasmën me Shqipërinë “nuk ka krushq që anulon se jemi në dashni të madhe”.

Rama tha se kanë marrë deklarata dashurie, por dasma nuk do të bëhet jo se nuk duan të paraqiten krushqit, por sepse nuk kanë kohë të martohen. Megjithatë, thotë se kur të jenë gati, martesa nuk do të jetë me fishekzjarre.

Rama: Nuk e di këtë traditën shqiptare që anulon dasmën se krushqit nuk lë nusen të vijë se zakonisht bëhet me marrëveshje mes krushqve jo dakordësi mes të martuarve. Po të shkoj përtej kësaj, këtu nuk ka krushk që anulon dasmën se ne jemi në dashni të madhe me Europën. Kjo bën që të jemi gati për tu martuar në momentin që Europa do thotë jam dhe unë gati e nuk do mjaftohet duke thënë, ju duam shumë por nuk kemi kohë të flasim bashkë se flitet për bisedime për anëtarësim. Deklaratat e dashurisë i kemi marrë dhe do vazhdojmë ti marrim dhe i meritojmë se jemi për tu dashur, por përgatitjet për martesë siç kemi bërë më parë nuk do bëjmë më. Këta nuk paraqiten, jo se nuk duan por nuk kanë kohë kur të martohen. Kur të jenë gati nuk do të ketë fishekzjarre, por do jetë martesë e konsumuar.

Përveç kësaj, Rama theksoi se janë të detyruar dhe nuk e shmangin dot martesën me Shqipërinë.

Rama: Përtej shakasë, sa i përket integrimit për hapjen formale të bisedimeve, është pjesa më pak domethënëse sot. Ne i përkasim këtij komuniteti dhe jemi të vendosur deri në fund. Këta do të detyrohen të martohen me ne, nuk e shmangin dot martesën me ne, por duhet të rezistojmë me dashurinë tonë.

Borell: Meqë po flasim për martesat, ka lloje të ndryshme martesash./tch

/GazetaSinjali/