image Rama pas takimit me Erdoganin: Allahu do më shumë ata që janë të dobishëm për njëri-tjetrin

Konferencë/ Rama pas takimit me Erdoganin: Allahu do më shumë ata që janë të dobishëm për njëri-tjetrin

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit me presidentin e Turqisë Erdogan, bëri thirrje për ndihmë nga konferenca e donatorëve, duke thënë se Allahu do më shumë janë ata që janë të dobishëm.

 “Jam këtu para jush dhe po bëj thirrje për ndihmë. Njerëzit që Allahu do më shumë janë ata që janë të dobishëm për të tjerët dhe kushdo ndihmon një njeri në vështirësi, Allahu do ta lehtësojë nga vështirësia në ditën e ringjalljes. Turqia e provoi edhe njëherë që i përmbahet urtësisë së saj sepse nuk braktisi një mik e një vëlla në nevojë. Siç thotë edhe thënia e vjetër të ecësh me një mik në errësirë është më mirë se të ecësh i vetëm në errësirë”, tha Rama.

Kryeministri shqiptar tha se tërmeti i 26 nëntorit është sfida më e madhe që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

Ndërsa shtoi se me ndihmën e këtyre shteteve Durrësi dhe Tirana mund të rimëkëmben shpejt, duke e përmendur si shembull rastin e Izmirit në Turqi në vitin 1999.

 “Për të gjithë këtë dhe premtimin më shumë se fisnik të Erdogan për të ndërtuar 500 banesa, për të gjithë mirësinë e mbështetjen e tij dhe të popullit turk në tokën e plagosur në Shqipëri kam ardhur këtu që t’ju falënderoj dhe përulësi t’ju falënderoj dhe t’ju kërkoj të gjithëve të bashkoheni në këtë rrugëtim të dhimbshëm por të paharruar. Me ndihmën tuaj do arrijmë të bëjmë për Durrësin dhe zonat e prekura atë që Turqia bëri për Izmirin pas tërmetit shkatërrimtar të 1999”, përfundoi Rama. /Gazeta Sinjali/