image Rama në Itali kërkon njohjen e patentave shqiptare, thotë se kanë mbetur në zyret e burokracisë italiane

Shqipëri

Rama në Itali kërkon njohjen e patentave shqiptare, thotë se kanë mbetur në zyret e burokracisë italiane

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Bari të Italisë u takua me ministrin e Jashtëm, Luigi Di Maio, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë fjalës së tij, Rama kërkoi njohjen e patentave shqiptare, duke theksuar kështu se ato kanë ngecur në korridoret e burokracisë italiane.

Ai shtoi se 500 mijë shqiptarë, jo vetëm jetojnë, por gjithashtu punojnë dhe kontribuojnë në ekonominë italiane,

“Janë rreth 50 mijë sipërmarrjet e krijuara nga shqiptarë dhe janë mijëra të rinj që studiojnë në universitetet italiane. Duke qenë se italishtja është si gjuhë e dytë e jona, janë gjithmonë përpara studentëve të tjerë të huaj. E gjithë kjo është bërë e mundur falë asaj që thashë, disponueshmërisë që i ka rrënjët në historinë dhe shpirtin italian. I këshilloj Luigin të merret me patentat e shqiptarëve sepse kanë ngecur në korridoret e burokracisë italiane dhe duhet të nxirren që të drejtojnë normalisht, sepse si italianë dhe ne jemi të kujdesshëm të ngasim pa patenta”, u shpreh Rama./Gazeta Sinjali/