image Rama ia përmend Vuçiqit njohjen e Kosovës

Rajon

Rama ia përmend Vuçiqit njohjen e Kosovës

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar sot në Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal që po mbahet në Shkup, ku edhe është nënshkruar marrëveshja, në bazë të së cilës heqen kufijtë mes tri shteteve.

Përgjatë këtij forumi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se mbështet çdo gjë që thotë kryeministri i Shqipërisë.

“Çkado që thotë Edi, unë qind për qind do e mbështes, çdo fjalë që ai thotë, tani po ua them këtë”, tha ai.

Kurse Edia Rama ia ka rikujtuar Vuçiqit çështjen për njohjen e Kosovës.

“Tani ai pret që të flas diçka për pranimin e Kosovës, por ai nuk do e nënshkruajë kuptohet. Por, pyetja mu drejtua për shkak se supozoj se Marko është një ndërmjetësues i suksesshëm, në emër të komunitetit të biznesit në rajon, që të vendos të flasë për Bashkimin Evropian. Por, dua të them këtë. Ne sot do të nënshkruajmë marrëveshje për leje pune. Ndoshta Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë një problem të vogël për shkak se duhet të bëjnë ndryshime në legjislacionin e tyre. Pse qytetarët e Bashkimit Evropian vinë në vendet tona dhe kanë leje të punës së menjëhershme ndërsa njerëzit nga rajoni jo”, tha Rama.

Forumi ekonomik për bashkëpunim rajonal është mbajtur sot në Shkup të Maqedonisë së veriut dhe tre liderët e kanë emëruar Mini-Shegenin ballkanik si “Open Ballkan”, ku u bënë thirrje edhe shteteve të tjera në rajon që të bashkohen./Gazeta Sinjali/