image Rama i përgjigjet akuzave që qeveria e tij fshehu numrin e vdekjeve nga COVID-19

Kosovë

Rama i përgjigjet akuzave që qeveria e tij fshehu numrin e vdekjeve nga COVID-19

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është përgjigjur edhe njëherë lidhur me akuzat e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për fshehjen e numrit të vdekjeve nga COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një konference për media, Rama tha se është teorikisht e pamundur që të fshihet numri i të vdekurve, teksa shtoi se viktimat nuk janë votat e zgjedhjeve në PD.

Për sa i përket çështjet se numrit të të vdekurve më vjen shumë keq që po vazhdon kjo bisedë. E kam thënë unë dhe e kanë thënë të gjithë që është teorikisht e pamundur që të fshihen, jo praktikisht por teorikisht”, tha Rama.

Tutje, i pari i Shqipërisë shtoi se numri i viktimave nga COVID-19, nuk është numër i votave për zgjedhjet brenda PD-së.

Nuk janë vota për zgjedhjet brenda PD, që numërohen sipas qejfit. Nuk ndodh sepse nuk ka asnjë autoritet tjetër, asnjë që të vendos diagnozën e vdekjes së pacientit përveç mjekut. Të thuash një poshtëri të tillë duhet të mendosh ndër të tjera që mjekët janë jo vetëm të papërgjegjshëm por dhe budallenj dhe shkelin ligjin për të fshehur viktima. Këtë mund ta thotë imagjinata e atyre që përdorin dhe të vdekur, për një luftë të dëshpëruar për pushtët“. tha Rama.

Në fund, Rama tha se ky debat është i turpshëm.

Është e turpshme për ne këtu që të diskutojmë këto gjëra. Nuk ka si të ndodh, i vendosin vetëm mjekët. Këtë e bëjnë në të gjithë botën, e aq më pak politika dhe partitë politike që të vendosin diagnoza”, përfundoi Rama.

Akuzat për fshehjen e numrit të viktimave janë bërë nga Lulzim Basha, teksa ishte i ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan./Gazeta Sinjali/