COVID-19

Të infektuar

4715

Të shëruar

2227

Të vdekur

101

Thirrje/ Rama apel kosovarëve: Nuk duhen më veshje

news image

Kryeministri Edi Rama i bërë thirrje të gjithë donatorëve, kryesisht atyre nga Kosova që të adresojnë ndihmat që sjellin.

“Do bëja një thirrje mirëkuptimi të gjithë atyre që janë mobilizuar në mënyrën më mbresëlënëse. Njerëzit në Kosovë nuk është më e nevojshme sjellja e veshjeve. Falë jush dhe shumë të tjerëve ka një sasi të jashtëzakonshme”, ka thënë Rama në mbledhjen e Qeverisë së Shqipërisë.

Ai ka shtuar se tashti nevojitet koordinim dhe harmonizim më i mirë teksa ka lutur të gjithë të adresohen në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Emergjencave për të marr informacion.

“Po ndodh një situatë ku nuk po përfitojnë ata që kanë nevojë. Ka dhe abuzime. Fluksi ka qenë i jashtëzakonshëm. Nuk është në nevojën tonë të krijojmë një stok materialesh por të adresoheni aty ku është plaga. Ky kontribut është një ndihmë për ne”, tha Rama duke lutur që kërkesa e tij të has në mirëkuptim në nevojën për të pasur një adresim

Ai shtoi se Qeveria e Shqipërisë po përgatitet për një konferencë donatorësh të gjithë zonës shqipfolëse. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: