image Rakiq: Sveçla nuk do të arrijë të kthejë veriun në një vend konflikti me gënjeshtra

Politikë

Rakiq: Sveçla nuk do të arrijë të kthejë veriun në një vend konflikti me gënjeshtra

news image

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është shprehur se është paradoksale që ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po flet për qëllime të sundimit të ligjit, për ta kthyer veriun në vend konflikti.

Sipas tij, pa asnjë bazë ligjore, Sveçla dërgon njësitë speciale të armatosura, “të cilët rrahin qytetarët, i qëllojnë me armë zjarri dhe shkatërrojnë pronën private”.

“Përpjekjet e ministrit të Brendshëm të Prishtinës, Xhelal Sveçla për të larguar vëmendjen e publikut nga premtimet e paplotësuara të partisë së tij në fushatë, shkojnë mbi shpinën e popullit serb”, tha ai.

“Asnjë gënjeshtër kundër Radoiçiq që thoni ju Sveçla, nuk do t’jua zvogëlojë përgjegjësinë për ngritjen e tensioneve dhe rrezikimin e paqes, as që i keni premtuar popullit shqiptar një jetë më të mirë, duke i sjell atij qindra probleme, duke filluar me paga më të ulëta, mosmiratimi i liberalizimit të vizave, sistemi i shkatërruar arsimor, social dhe shëndetësor, mungesa e investimeve të huaja, mungesa e vendeve të punës”, tha Rakiq.

/GazetaSinjali/