image Rakiq dhe Jevtiq votojnë kundër programit të qeverisë së re

Politikë

Rakiq dhe Jevtiq votojnë kundër programit të qeverisë së re

news image

Në mbledhjen e parë të rregullt, Qeveria e re e Kosovës e ka miratuar programin qeverisës për vitet 2020-2023.

Për këtë program të gjithë ministrat tjerë votuan pro, përveç zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Pushtetit Lokal, Goran Rakiq dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, që votuan kundër, shkruan Gazeta Sinjali.

Rakiq, kryetar i Listës Serbe dhe Dalibor Jevtiq nënkryetar, kanë nënshkruar koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Nga Lista Serbe kanë shprehur pakënaqësitë e tyre sa i përket vendimit për reciprocitetin, që është vendosur me anë të një vendimi nga qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti. /Gazeta Sinjali/