image Rakiq: Asociacionin e bëjmë vetë, Vuçiq do të luftojë si ‘luan’ në Bruksel për popullin e tij

Politikë

Rakiq: Asociacionin e bëjmë vetë, Vuçiq do të luftojë si ‘luan’ në Bruksel për popullin e tij

news image

Kryetari i Listës Serbe njëherit ministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Goran Rakiq, ka thënë se qytetarët serbë nuk do i ikin mundësisë për ta formuar vetë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, raporton Gazeta Sinjali.

Ministri për Kthim dhe Komunitete, ka thënë po ashtu se serbët s’do të pajtohen në vonesa të pafundme për formimin e Asociacionit.

“Formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është obligim ndërkombëtar i Prishtinës, për të cilin u angazhuan përfaqësuesit e Prishtinës dhe jo vetëm ata, por edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian. Ajo që po dëgjohet tani nga disa përfaqësues ndërkombëtarë është një përpjekje për të pakësuar rëndësinë e Asociacionit, pavarësisht marrëveshjes që tashmë është arritur. Populli serb nuk do të pajtohet me këtë, ashtu siç nuk do të pajtohet me një vonesë të pafund. Në këtë kuptim, ne nuk i shmangemi mundësisë për ta formuar vetë Asociacionin, duke respektuar marrëveshjen ndërkombëtare që parashikonte ekzistencën e tij”, tha Rakiq.

Ai ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq se në takimin e Brukselit më 18 gusht do të “luftojë si luan” për popullin serb, ndërsa për shefin e Qeverisë në të cilën shërben, Albin Kurtin, ka thënë se është kundër dialogut me deklaratat që bën.

“Ne jemi të vetëdijshëm për këtë, dhe besoj se janë edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, por nga ana tjetër, deklaratat janë më pak të rëndësishme nëse marrim parasysh se vendimet që ai dhe bashkëpunëtorët e tij marrin janë të drejtuara drejtpërdrejt kundër paqes në këto fusha”, tha Rakiq.

/GazetaSinjali/