image Rahoveci ka pësuar humbje miliona euro gjatë pandemisë, kërkohet mbështetje nga Qeveria - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

15142

Të shëruar

12674

Të vdekur

615

Rahoveci ka pësuar humbje miliona euro gjatë pandemisë, kërkohet mbështetje nga Qeveria

news image

Përveç në shëndetin publik, humbjet gjatë pandemisë COVID-19 në Komunën e Rahovecit janë evidente në gjithë sektorët, përfshirë edhe sektorin e bujqësisë.

Në këtë komunë deri më tash kanë humbur jetën 27 qytetarë nga koronavirusi, derisa edhe 40 raste janë aktive me këtë virus.

Në Rahovec deri më 30 qershor të gjithë sektorët kanë pësuar humbje rreth 36 milionë euro dhe nëse vazhdon ky trend i përballjes me pandeminë, deri në fund të këtij viti dëmi në gjithë sektorët nga pandemia do të arrijë rreth 60 milionë euro.

Tash kur kjo komunë ka hyrë në sezonin e vjeljes së rrushit, kryetari Smajl Latifi thotë se është krijuar një situatë e rëndë për fermerët e rrushit dhe vertarët, pasi që pandemia i ka dëmtuar në masë të madhe.

Ai thotë se për fermerët e rrushit dhe bodrumet nevojitet një përkrahje direkte, ku është kërkuar që përmes Asociacionit të Komunave, Ministria e Bujqësisë dhe Qeveria që të ndërhyjnë me një politikë emergjente të përfshirjes së fermerëve në planin e përkrahjes për mundësitë e grumbullimit të rrushit nga vreshtarët.

“Gastronomia ka kufizime të ashpra, vazhdon të ketë edhe sot. Sivjet nuk ka pasur dasma, një numër të vogël të mërgimtarëve, prandaj, të gjitha këto kanë ndikuar ose kanë qenë shkaktar që të kufizohen mundësitë edhe të prodhuesve. Në këtë rast edhe të përpunuesve të rrushit, por edhe të fermerëve”, pohoi Latifi.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin