image Rahovecasi merr në huazim një mjet pune dhe e shet, i kushton me ndalim policor

Siguri

Rahovecasi merr në huazim një mjet pune dhe e shet, i kushton me ndalim policor

news image

Të gjithë ata që nuk përmbushin detyrimet ose keqpërdorin besimin e dikujt, për të fituar dobi pasurore në formë të kundërligjshme ndiqen penalisht dhe mund të dënohen edhe me burgim. Për një rast të tillë që është zbuluar para dy ditësh në Rahovec, Policia tashmë ka arrestuar një person, ndërkohë që Sinjali ka mësuar detajet e rastit.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një rast i keqpërdorimit të besimit është raportuar të martën nga një 43-vjeçar në Rahovec, i cili pretendonte se një person ia ka marrë një pajisje të punës në huazim, por më nuk ia ka kthyer. Tutje, burimet thonë se për të mos mbaruar me kaq, i dyshuari e ka shitur atë mjet dhe nuk është bërë i gjallë për disa ditë.

Kjo e ka shtyrë viktimën që të kërkojë ndihmë nga Policia, me ç’rast ka dhënë detaje për personin e dyshuar, një 22-vjeçar, i cili nuk e ka respektuar marrëveshjen që kishte bërë me viktimën, ashtu që pajisjen e punës, vlera e së cilës ka qenë mbi 1 mijë euro ia ka shtiru dikujt.

Si rezultat i denoncimit, është urdhëruar arrestimi dhe ndalimi i të dyshuarit, i cili pas shoqërimit në stacion policor, ka dhënë deklaratë në lidhej me veprën për të cilën ngarkohet. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

/GazetaSinjali/