image Qytetari i Gjilanit "kapadai", i dehur nuk i bindet urdhërave të policisë (VIDEO)

Sinjalizime

Qytetari i Gjilanit “kapadai”, i dehur nuk i bindet urdhërave të policisë (VIDEO)

news image

Policia Rajonale në Gjilan ka ndaluar një person në lagjen Dardania (Gavran) të këtij qyteti, shkruan Gazeta Sinjali.

Arsyeja e këtij ndalimi është se ai nuk iu ka bindur urdhërave të Policisë.

Po ashtu ai ishte edhe në gjendje të dehur.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se personi i dehur është sjellë në stacionin policor në këtë komunë për procedura të mëtutjeshme.

Gazeta Sinjali ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes.