image Qytetarët nuk respektojnë masat, numër i madh janë mbledhur para Agjencisë së Regjistrimit Civil

Sinjalizime

Qytetarët nuk respektojnë masat, numër i madh janë mbledhur para Agjencisë së Regjistrimit Civil

news image

Edhe përkundër se në Kosovë rastet e reja me koronavirus kanë shënuar rritje dhe numri aktiv i tyre është 1 mijë e 531, qytetarët sot janë mbledhur para Agjencisë së Regjistrimit Civil në Prishtinë.

Në një fotografi të siguruar nga një sinjalizues, shihet numër i madh i qytetarëve të cilët nuk respektojnë distancën sociale dhe disa prej tyre edhe nuk kanë të vendosur maskën.

Ndërkaq, Agjencia e Regjistrimit Civil para disa ditësh kishte njoftuar se është mbyllur dhe ka pezulluar shërbimet për shkak se disa zyrtarë të këtyre qendrave kishin rezultuar pozitivë me COVID-19.

Teksa nga sot kanë hyrë masat e reja anti COVID-19, ku në Komunën e Prishtinës, Ferizajt, Prizrenit dhe Vushtrrisë ndalohet qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpive të tyre pas orës 21:00 deri në orën 05:00./ Gazeta Sinjali/