image Qytetarët e Prizrenit i shpërfillin masat e qeverisë kundër COVID-19

Qytetarët e Prizrenit i shpërfillin masat e qeverisë kundër COVID-19

news image

Përkundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i ndaluar të gjitha tubimet publike dhe të ruhet distanca në mes të personave, sonte në një qendër tregtare në Prizren janë parë qindra qytetarë të cilët nuk i kanë përfillur rekomandimet e IKSHPK-së.

Një sinjalizues ka dërguar një video nga vendi i ngjarjes ku shihen qindra persona pa maska dhe afër njëri-tjetrit sonte në ora 22:30 minuta.

“Obligohen të gjithë banorët e Republikës së Kosovës t’i bartin maskat në fytyrë në të gjitha veprimtaritë jashtë shtëpive/banesave të tyre dhe të mbajnë distancë fizike prej 2 metrash në mjedise të përbashkëta jashtë shtëpive/banesave të tyre”, thuhet në vendimin e qeverisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Po ashtu, sipas po këtij vendimi të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë duhet ta respektojnë largësinë prej 2 metrash ndërmjet tavolinave.

“Të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë, klubet e natës)  u ndalohet funksionimi nga ora 22:30 deri në 05:00 në gjithë territorin e Republikës së Kosovë. Jashtë këtij orari mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura duke respektuar largësinë prej 2 metrash ndërmjet tavolinave, si dhe shërbimet take-aëay (merre me vete), gjithnjë në përputhje me udhëzimet e përcaktuara në Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19” , thuhet në vendimin e Qeverisë Hoti.

Video nga vendi i ngjarjes: /Gazeta Sinjali/