image Qytetarët ankohen se nuk po i marrin paratë e Pakos Emergjente, përgjigjet Ministria e Financave

Sociale

Qytetarët ankohen se nuk po i marrin paratë e Pakos Emergjente, përgjigjet Ministria e Financave

news image

Një sinjalizues i ka thënë Sinjalit se me datë 21 maj, ka pranuar një porosi telefonike nga Ministria e Financave dhe Transfereve, përmes të cilës është njoftuar se është përfitues i masës 15 nga Pako Emergjente.

I njejti thotë se prej datës 21 Maj, çdo ditë ka kontrolluar nëse paratë janë transferuar, po deri më sot thotë se nuk i ka marrë ato.

Masa 15 në pakon fiskale emergjente është pagesa e asistencës mujore në vlerë prej njëqind e tridhjetë euro, për qytetarët me kushte të rënda sociale, të lajmëruar si të papunë në institucionin kompetent, e që nuk janë përfitues të asnjë të hyre mujore nga Buxheti i Kosovës.

Nga ana tjetër, të kontaktuar nga Sinjali, Ministria e Financave dhe Transfereve tha se është çështje ditësh se kur do të dalin paratë e qytetarëve që janë në pritje.

“ Të gjithë ata që i kanë pranuar mesazhet se janë përfitues të gjithë do ti marrin. Marrja e mjeteve mundë të jetë vetëm çështje kohe.” – tha Muharem Shahini nga MFT.

Ministria ka rekomanduar që tërheqja e këtyre parave nga qytetarët të bëhet në Postën e Kosovës. Po ashtu është thënë se duhet bërë tërheqja me masa mbrojtëse dhe të respektohet distanca sociale. Gazeta Sinjali