image QUINT-i pas takimit me Kurtin: I propozuam që kryetarët ta ushtrojnë detyrën jashtë objekteve komunale në veri

Politikë

QUINT-i pas takimit me Kurtin: I propozuam që kryetarët ta ushtrojnë detyrën jashtë objekteve komunale në veri

news image

Pas tensioneve që filluan në orët e fundit në Zveçan dhe komunat tjera në veri të vendit, shtetet anëtare të QUINT-it u takuan me kryeministrin Albin Kurti. Ambasadori i SHBA-së Jeffrey Hovenier para mediave ka dënuar dëmtimin e makinave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës me grafite nacionaliste e dëme materiale.

Hovenier ka deklaruar se sot patën një propozim që të ketë dakordim për të uljen e tensioneve në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

“Pati dakordim se situata duhet të de-eskalohet por nuk di nëse mund të them se ka pajtim se si do të ndodh ky de-eskalim. SHBA beson, po flas edhe për kolegët, që nuk është e nevojshme që kryetarët e zgjedhur në veri të dalin në punë domosdosshmërisht çdo ditë. Në fakt, në afat të shkurtë, ne rekomandojmë që të mos ndodh kështu”.

“Ashtu si qeveria mundi që ata të merrnin betimet e tyre në ndërtesa të tjera autoritare, për të shmangur konfliktin dhe perceptimin e rritjes së tensioneve, ne gjithashtu mendojmë se kjo është mënyra e duhur që ata të punojnë [larg objekteve komunale]”, deklaroi Hovenier.

Ai po ashtu dënoi edhe sulmin ndaj disa mediave gjatë raportimit nga veriu i Kosovës.

“Jemi të shqetësuar për dhunën drejt pronave zyrtare, kemi parë foto me grafite kundrejt makinave të KFOR-it dhe policisë, kemi dëgjuar për sulme kundrejt gazetarëve. Kolegët nga Bashkimi Evropian tashmë kanë lëshuar një komunikatë lidhur me këtë, ne po ashtu e dënojmë këtë”- deklaroi Hovenier.

Tutje, Hovenier shtoi se përkrahin të drejtën për protestë paqësore.

“Protesta paqësore është e drejtë për një shoqëri demokratike. Ne përkrahim të drejtën e secilit qytetar të protestojë paqësisht. Kërcënimi i njerëzve dhe shkatërrimi i pronave nuk është e pranueshme”- shtoi ai.

Lajmi duke u përditësuar..

/GazetaSinjali/