image QKUK: Profesori nga Australia do t'i operojë 29 fëmijë kosovarë

Shëndetësi

QKUK: Profesori nga Australia do t’i operojë 29 fëmijë kosovarë

news image

Qendra Klinike Universitare e Kosovës sapo ka njoftuar se nga sot, 29 maj, në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve do të qëndrojë profesori i njohur nga Australia, raporton Gazeta Sinjali.

“Operacionet do të nisin ditën e hënë dhe do të zgjasin 10 ditë pune”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Po ashtu, njoftohet se do të bëhen edhe rreth 25 konsultime për pacientë me anomali të ndryshme që janë operuar më parë.

“Fëmijët do të kenë mundësi të trajtohen nga ana e ekspertit të njohur që ka renome ndërkombëtare, përderisa mjekët vendas do të kenë mundësi të marrin përvojat nga profesori Dewan”, thuhet tutje në njoftimin e QKUK-së.

/GazetaSinjali/