image Qipro mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Politikë

Qipro mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

news image

Kryeministri Albin Kurti takoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Qipros, Ioannis Kasoulides.

Kurti foli për zhvillimet pozitive në Kosovë, rritjen ekonomike, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe reformat që po ndërmerren nga Qeveria e Kosovës.

Kryediplomati i Qipros theksoi se vendi i tij dëshiron të shtojë komunikim dhe bashkëpunimin me Kosovën, derisa konfirmoi mbështetjen e Qipros për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Shefi i qeverisë kosovare theksoi potencialin për lëvizje pozitive në raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Qipros. Ai potencoi se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka dëshmuar ligjshmërinë e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Kurti i bëri ftesë ministrit Kasoulides për vizitë zyrtare në Kosovë për, siç tha ai, të parë personalisht zhvillimet pozitive në vend.

Ky takim u realizua në kuadër të pjesëmarrjes së kryeministrit Albin Kurti në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” me mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian. Gjatë qëndrimit të tij atje, Albin Kurti po zhvillon takime zyrtare me përfaqësues të ndryshëm.

/GazetaSinjali/