image Qeveria vendos se kur do të fillojë kompensimi i atyre që morën 10 % nga Trusti

Financa

Qeveria vendos se kur do të fillojë kompensimi i atyre që morën 10 % nga Trusti

news image

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e cila është duke u mbajtur ka marrë vendim për rimbursimin e personave, të cilët kanë tërhequr 10 për qind të kursimeve pensionale, transmeton Gazeta Sinjali.

Rimbursimi do të fillojë nga viti 2023. Ministri i Financave, Hekuran Murati ka elaboruar propozim vendimin.

“Propozim vendimi rrjedh nga obligimi për rimëkëmbjen ekonomike ku autorizohet Qeveria e Kosovës që në konsultim me Fondin e Kursimeve të Kosovës të përcaktojë metodologjinë dhe formulën e rimbursimit për personat të cilët i kanë tërhequr kursimet e tyre pensionale. Rrjedhimisht rimburësimi do të fillon nga viti 2023 dhe do të vazhdojë vitet në vijim” ka thënë ai.Me shumicë të votave të kabinetit qeveritar është votuar vendimi për rimbursim. /Gazeta Sinjali/