image Qeveria u ndan 5 milionë euro fermerëve për subvencione

Politikë

Qeveria u ndan 5 milionë euro fermerëve për subvencione

news image

Qeveria e Kosovës në mbledhjen që ka mbajtur sot ka marrë vendim që të ndaj 5 milionë euro shtesë mbështetje financiare për fermerë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Bujqësisë, Faton Peci përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Sipas tij, kjo është përkrahja më e madhe e realizuar ndonjëherë.

Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se shpejt përmbyllen të gjitha pagesat e dyta për këtë vit.

Postimi i plotë:

Në Mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratuan 5 milionë euro shtesë mbështetje financiare për fermerë. Ky vendim mundëson shpalljen e Programit të Pagesave Direkte / Subvencioneve për vitin 2021. Kjo përkrahje financiare e këtij viti për fermerë është përkrahja më e madhe e realizuar ndonjëher.

Do të përmbyllim shpejt të gjitha pagesat e dyta për këtë vit, njëkohësisht po bëjmë të mundur shpalljen për vitin 2021.

/GazetaSinjali/