image Qeveria riaprovon Raportin Vjetor Financiar për vitin 2019

Financa

Qeveria riaprovon Raportin Vjetor Financiar për vitin 2019

news image

Qeveria ka riaprovuar Raportin Vjetor Financiar për vitin 2019, që ka të bëjë me shënime plotësuese të të dhënave për buxhetin e planifikuar.

Ky buxhet i planifikuar ka të bëjë me aspektin e paraqitjes së burimit të financimit dhe refleksioneve përkatëse, ndërsa nuk ka ndryshim të pozicioneve të raportuara me raportin e mëhershëm financiar për vitin 2019.

Raporti i rishikuar dhe plotësuar i dorëzohet përsëri Kuvendit të Kosovës si dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit, që do të shërbejë si bazë për raportin final dhe opinionin e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Në arsyetimin e qeverisë shkruan se me rastin e riaprovimit të këtyre pasqyrave financiare vjetore të vitit 2019, kanë të bëjnë vetëm me shpalosje dhe shënime plotësuese të të dhënave për buxhetin e planifikuar, përkatësisht aspektit të paraqitjes së burimit të financimit dhe refleksioneve përkatëse, ndërsa nuk ka ndryshim të pozicioneve të raportuara me raportin vjetor 2019./ Gazeta Sinjali/