image Qeveria ndau 50 milionë euro për fshirjen e borxhit, por veç borxhi i brendshëm është mbi 1 miliard euro

Financa

Qeveria ndau 50 milionë euro për fshirjen e borxhit, por veç borxhi i brendshëm është mbi 1 miliard euro

news image

Qeveria ka miratuar të premten Projektligjin e buxhetit për vitin 2022. Buxheti është paraparë të jetë në vlerën prej 2,748 milion137 euro.

Në projekt-buxhetin e Qeverisë për vitin 2022 janë caktuar objektivat ku synohet konsumimi i ringjalljes së ekonomisë, orientime e ekonomisë drejt prodhimit, e shumëçka tjetër.

Në buxhetin prej 2,748 milion137 euro, 50 milionë prej tyre janë paraparë për shlyerjen e borxheve. Por, shuma që qeveria ka borxh ndaj palëve të ndryshme brenda Kosovës kalon shifrën 1 milion euro.

Sipas të dhënave të tremujorit të tretë të vitit 2021 të borxhit të përgjithshëm, deri më 30 shtator borxhi i përgjithshëm ka qenë 1 miliard e 655 milionë euro.

Nga kjo shumë vetëm borxh i brendshëm është 1 miliard e 085 milionë euro. Borxhi ndërkombëtar deri më atë datë ka qenë në shifrën prej 569 milionë euro.

Borxhi i Përgjithshëm përkufizohet me Ligjin për Borxhet Publike si tërësia e Borxhit Shtetëror dhe Borxhit Komunal. Borxhi Shtetëror mund të jetë borxh i drejtpërdrejtë apo borxh i nën-huazuar.

Kurse sa i përket juridiksionit të cilit i nënshtrohet, Borxhi i Përgjithshëm mund të ndahet në Borxh Ndërkombëtar dhe në Borxh të Brendshëm – ku Borxhi i Brendshëm i nënshtrohet juridiksionit vendor, ndërsa ai Ndërkombëtar mund t’u nënshtrohet edhe juridiksioneve jashtë Republikës së Kosovës.

/Gazeta Sinjali/