image Qeveria ndan 35 milionë euro për ekzekutimin e 100 eurove për punëtorët e sektorit privat

Financa

Qeveria ndan 35 milionë euro për ekzekutimin e 100 eurove për punëtorët e sektorit privat

news image

Në mbledhjen e sotme ekzekutivi kosovar ka ndarë 35 milion euro për zbatimin e premtimit për ndarjen e nga 100 eurove për të punësuarit në sektorin privat.

Kjo shumë do tu ndahet të gjithë punëtorëve të sektorit privat që marrin pagë mujore deri në 1000 euro bruto.

Kjo sipas vendimit të qeverisë për ndarjen e nga 100 eurove për të gjithë punëtorët e sektorit publik e atij privat, studentëve e pensionistëve.

 Në këtë mbledhje elektronike , qeveria ka ndarë edhe  35 mijë euro për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes në kuadër të masës për mbështetjen e sigurisë.

“Pas shqyrtimit të kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar dhe masën 4.4 – Mbështetja e sigurisë. Sipas vendimit janë ndarë 35 milionë euro për zbatimin e masave për shtimin e mbështetjes për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe 35 mijë euro për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes në kuadër të masës për mbështetjen e sigurisë”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Nga kjo masë kanë përfituar ose do të përfitojnë rreth 800 mijë persona.

/GazetaSinjali/