image Qeveria Kurti merr vendim për targat dhe vendos reciprocitet me Serbinë për letërnjoftim

Politikë

Qeveria Kurti merr vendim për targat dhe vendos reciprocitet me Serbinë për letërnjoftim

news image

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike ku janë miratuar dy vendime, raporton Gazeta Sinjali.

Në bazë të vendimit të parë është mundësuar që pronarëve të automjeteve të pajisura me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori 1999 deri më datë 21 prill 2022, t’u mundësohet regjistrimi i mjeteve me targa RKS.

Sipas këtij vendimi, regjistrimi do të fillojë me datë 01.08.2022 dhe do të zgjasë deri më 31.09.2022.

Kabineti qeveritar po ashtu ka marrë vendim sipas të cilit çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë. 

/GazetaSinjali/