image Qeveria e largon nga pozita sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Ekonomisë

Politikë

Qeveria e largon nga pozita sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Ekonomisë

news image

Sot Qeveria e Kosovës, e ka anuluar vendimin me të cilin në janar të këtij viti, i ishte vazhduar mandati Fatos Qerimit, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky vendim, sipas ZKM-së, është anuluar me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, pasi është vlerësuar si i jashtëligjshëm.

Më 21 janar të këtij viti, ish-kryeministri Avdullah Hoti ia kishte vazhduar mandatin Qerimit edhe për katër vite.

Kujtojmë se Qerimi ishte emëruar në këtë pozitë dhe në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, në Qeverinë Haradinaj, në mars të vitit 2018.

/GazetaSinjali/