image Qeveria e Kosovës shpenzoi mbi 2 milion euro, shpenzimet më të mëdha në paga dhe mëditje

Qeveria e Kosovës shpenzoi mbi 2 milion euro, shpenzimet më të mëdha në paga dhe mëditje

news image

Qeveria e Kosovës ka shpenzuar mbi 2 milion euro gjatë vitit 2019. Të dhënat për “Llogaritë Qeveritare të Kosovës”, i ka bërë të ditura Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Sipas tyre, të hyrat e Qeverisë në vitin 2019 ishin 2,220.9 milion euro, ndërsa totali i shpenzimeve ishte 2,151.6 milion euro.

“Të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2019 ishin 2 220.9 milionë euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, që paraqesin 64% të totalit të të hyrave, tatimet rrjedhëse në të ardhura, pasuri, etj,13% dhe pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë pagat dhe mëditjet.

“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë pagat dhe mëditjet me pjesëmarrje 29%, kontributet sociale dhe përfitimet, me pjesëmarrje 25% formimi i bruto kapitalit, fiks me pjesëmarrje 23%, konsumi i ndërmjetëm me pjesëmarrje prej 12%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”, deklaron ASK.

ASK-ja thekson se ky publikim është përgatitur në përputhje të plotë me Udhëzuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Statistikat e Financave Qeveritare dhe sipas Sistemit të Llogarive Evropiane.