image Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, u mor një vendim

Kosovë

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, u mor një vendim

news image

Qeveria e Kosovës e ka mbajtur një mbledhje korresponduese (elektronike), në të cilën ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së huasë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për ndihmën makro-financiare, shkruan Gazeta Sinjali.

Me miratimin e projektligjit për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, e cili do të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës, do të fillojë realizimi i ndihmës makro-financiare për Kosovën në shumën maksimale prej 100 milionë eurosh në formë të huasë

Kjo ndihmë është aprovuar edhe në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Evropës, pas kërkesës që Qeverisa e Kosovës e kishte bërë në prill për ndihmë të kësaj forme nga Bashkimi Evropian në lidhjen me pandeminë COVID-19.

Marrëveshja e huasë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për ndihmën makro-financiare për Kosovën është e nënshkruar më 30 korrik. /Gazeta Sinjali