image Qeveria britaneze fillon lëshimin e pasaportave të kaltërta

Politikë

Botë/ Qeveria britaneze fillon lëshimin e pasaportave të kaltërta

news image

Britania ka njoftuar se do ta fillojë lëshimin e pasaportës së kaltër, për herë të parë pas gati tri dekadave, për ta shënuar largimin e vendit nga Bashkimi Evropian.

Pasaporta e kaltër do ta zëvendësojë pasaportën e kuqe, e cila ishte futur në përdorim në vendet e Bashkimit Evropian nga viti 1988, transmeton Gazeta Sinjali.

Ministrja e brendshme britanike, Priti Patel, e ka mirëpritur këtë ndryshim, por aktivistët pro-evropianë dhe politikanët nacionalistë në Irlandën veriore parashikuan se pasaportat e reja do të ndikojnë që britanikët të futen në radhët e ngadalshme në aeroportet dhe portet detare të BE-së.

Patel tha se pasaporta e re është më e avancuara në aspektin teknologjik deri më tani.

Britani e Madhe është larguar zyrtarisht nga Bashkimi Evropian më 31 janar, mirëpo tash vendi ndodhet në periudhën e tranzicionit, e cila do të zgjasë deri në fund të vitit dhe gjatë së cilës vazhdon zbatimi i rregullave të BE-së./Gazeta Sinjali/