image Qeveria: AAK pranon ftesën, LDK-ja e refuzoi takimin për Vetting - thotë se kontributin do ta japë në Kuvend

Politikë

Qeveria: AAK pranon ftesën, LDK-ja e refuzoi takimin për Vetting – thotë se kontributin do ta japë në Kuvend

news image

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu, kanë pritur sot në takim të parin e partisë më të madhe opozitare në vend Memli Krasniqi e PDK-së.

Me Krasniqin, Kurti e Haxhiu u takuan për të kërkuar bashkëpunim në procesi ne Vettingut, pas opinionit të Komisionit të Venecias, raporton Gazeta Sinjali.

“Me qëllim të njoftimit të mëtejmë lidhur me këtë proces, koordinimit të përbashkët dhe përfshirjes së gjithë akterëve, Kryeministri Kurti u ka bërë ftesë krerëve të partive parlamentare të opozitës: Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar takimin me Kryeministrin Kurti, ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë deklaruar se do të japin kontributin e tyre në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

/GazetaSinjali/