image Qentë endacakë sulmojnë një fëmijë 8-vjeçar në rrugën ‘C’ në Prishtinë – FOTO

Sociale

Qentë endacakë sulmojnë një fëmijë 8-vjeçar në rrugën ‘C’ në Prishtinë – FOTO

news image

Qentë endacakë po vazhdojnë të bredhin rrugëve të Prishtinës, por edhe në qytetet tjera. Në shumë raste sulmohen qytetarët, teksa ende s’ka një strategji përmes së cilës mund të menaxhohen, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti i fundit ka ndodhur te rruga ‘C’ në Prishtinë, ku një fëmijë 8-vjeçar mori plagë në trup si pasojë e sulmit nga qentë endacakë.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në faqen ‘Vrojtuesit e lagjes’.

“Sulmohet nga qent endacak femiu 8 vjeq në rrugën C. Dimri do të jetë edhe më i rrezikshëm edhe për shkak se do të ketë mungesë të dritave natën. @KPrishtines çfarë plani keni?”, thuhet në postim.

/GazetaSinjali/