image Qëndrimi i Ramush Haradinajt: Shpallja e zgjedhjeve e pamundshme

Qëndrimi i Ramush Haradinajt: Shpallja e zgjedhjeve e pamundshme

news image

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është drejtuar mediave pas takimit me presidentin e vendit Hashim Thaçi. Haradinaj tha se nuk është në rregull që kësaj radhe të vonohet formimi i Qeverisë, ku u shpreh se qeveria mund të krijohet edhe pa qenë pjesë e saj AAK-ja.

Haradinaj tha se shpalljen e zgjedhjeve e shohin të pamundshme.

“Për AAK-në më sigurt për Kosovën është me pas një qeveri të votuar në parlament së shpejti, sesa me vazhdu me një qeveri të shkarkuar në parlament. Shpalljen e zgjedhjeve e shohim të pamundshme në këtë kohë”.

“Gjithë ata që do të krijojnë qeveri, kushdo që e ka mandatin dhe të tjerët që dëshirojnë me ndihmu vendin nuk është koha e kushteve këtë herë apo apetiteve për pushtet”, tha Haradinaj, transmeton Gazeta Sinjali.

Më tej ai foli edhe për taksën duke thënë se taksa i takon të kaluarës, “kthimi i taksës është i vështirë..Aleanca s’ka ndryshu qëndrim”, u shpreh ai. /Gazeta Sinjali/