image “Qajo çikë ose me mu, ose me kërkon”/ Prishtinasi nis mesazhe kërcënuese, sulmon policin gjatë intervistimit

“Qajo çikë ose me mu, ose me kërkon”/ Prishtinasi nis mesazhe kërcënuese, sulmon policin gjatë intervistimit

news image

Të rinjtë kosovarë shpesh herë nuk zgjedhin mënyra për të bërë për vete një vajzë. Ata nuk i kursejnë as metodat e dhunshme e kërcënimet që të tentojnë të kenë një lidhje dashurie me vajzën që pëlqejnë, duke ngjallur kështu frikë e shqetësim te viktimat që detyrohen të kërkojnë edhe ndihmën e Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Një rasti i tillë ka ndodhur së fundi në Prishtinë, ku një i ri dyshohet se ka nisur mesazhe kërcënuese lidhur me një vajzë, duke thënë se ajo ose do të jetë me të, ose me askënd.

Sinjali mëson se 61-vjeçari që e ka denoncuar rastin në Polici, ka deklaruar se i dyshuari e ka paralajmëruar se do ta vrasë vajzën. 26-vjeçari përpos mesazheve telefonike, është nisur të shkojë edhe në shtëpinë e vajzës, ku edhe u arrestua nga Policia.

Gjatë intervistimit në stacion të Policisë, i dyshuari ka bërë veprime agresive dhe ka sulmuar fizikisht edhe një zyrtar policor, i cili si pasojë e kësaj ka pranuar tretman mjekësor.

Po ashtu është kontrolluar edhe vetura e të dyshuarit, ku është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që 26-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh. Ndaj tij është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e tri veprave penale ‘Kanosje’, ‘Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve’.

/GazetaSinjali/