image LVV ka dërguar më së shumti ankesa në PZAP për shkeljet gjatë zgjedhjeve lokale

LVV ka dërguar më së shumti ankesa në PZAP për shkeljet gjatë zgjedhjeve lokale

news image

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar 21 ankesa lidhur me procesin zgjedhor të së dielës.

Këtë e ka konfirmuar Mulë Desku. Ai ka treguar edhe për natyrën e ankesave.

“Thyerje e heshtjes Zgjedhore – Sponsorizim i postimeve me përmbajtje elektorale në FB, thirrje për të votuar përmes SMS-ve, thirrje për të votuar përmes rrjetit social FB, vendosja e posterit në afërsi të Qendrave të Votimit, postim i një fotografie me përmbajtje elektorale në rrjetin social në FB, shpërndarje e videove, fotove me përmbajtje elektorale në rrjetin social FB dhe thyerje e heshtjes zgjedhore – thirrje për të votuar nëpërmjet postimit të fotos se fëmijëve ne rrjete sociale Instagrami etj”

Sipas Deskut ankesa kanë parashtruar LVV, LDK, PDK dhe të tjera.

“ Iniciative e Re Demokratike e Kosovës – IRDK kundër Partisë Liberale Egjiptiane – PLE, 1 ankesë, LVV kundër LDK-së, 6 ankesa, LDK kundër LVV-së 3 ankesa, LVV kundër AAK –së 1 ankesë, LVV kundër IQ për Obiliqin- 2 ankesa, PDK kundër “Lista e Pavarur” Bekim Jashari – 6 ankesa, BIRNI kundër LVV-së 1 ankese LVV-së dhe, BIRNI kundër LDK-së 1 ankesë”, ka thënë Desku për Klan Kosovën. /Gazeta Sinjali/