image Putini zhvillon takimin e parë jashtë Rusisë qëkur nisi luftën në Ukrainë

Botë

Putini zhvillon takimin e parë jashtë Rusisë qëkur nisi luftën në Ukrainë

news image

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e zhvilloi takimin e parë jashtë shtetit, prej kur nisi pushtimin në Ukrainë më 24 shkurt.

Ai po merr pjesë në Samitin e shteteve të Kaspikut, në territorin Ashgabat të Turkemistanit, raportoi Reuters të mërkurën, derisa samitin e cilësoi të rëndësishëm për rajonin.

Ai shtoi se ky është takimi i parë i këtij lloji që nga pandemia, derisa ish-presidentit të Turkmenistanit, Gurbanguly Berdimuhamedov, ia dha dhuratë dy shpata.

“Samiti i vendeve kaspike është ngjarje rëndësishme për vendet tona, për tërë rajonin. Jam i sigurt se do të jetë i dobishëm”, deklaroi Putini.

Në këtë samit, pos Rusisë po merr pjesë edhe Irani, Azerbejxhani, Kazakistani e Turkenistani.

/GazetaSinjali/