image Putini i 'premton' Vuçiqit: Jam i përkushtuar për të gjetur "zgjidhje të ekuilibruar" për çështjen e Kosovës

Rajon

Putini i ‘premton’ Vuçiqit: Jam i përkushtuar për të gjetur “zgjidhje të ekuilibruar” për çështjen e Kosovës

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ku ndër të tjera është diskutuar edhe për çështjen e Kosovës, transmeton Gazeta Sinjali.

Putin i ka thënë Vuçiqit se Rusia është e përkushtuar për të gjetur një “zgjidhje të ekuilibruar” për çështjen e Kosovës, e cila gjithashtu duhet të aprovohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, raporton Tanjug.

“Pala ruse ka konfirmuar qëndrimin e saj parimor mbi gjetjen e një zgjidhje të ekuilibruar që duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuar”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Kremlini.

/GazetaSinjali/