image Putin: Po shtohen mercenarët shqiptarë e luftëtarët kosovarë në Ukrainë

Botë

Putin: Po shtohen mercenarët shqiptarë e luftëtarët kosovarë në Ukrainë

news image

Rusia tenton sërish të përfshijë Ballkanin në luftën në Ukrainë. Kësaj here ka qenë vetë presidenti Vladimir Putin që pretendon se po shtohen mercenarët nga vendet e treta që marrin pjesë në konflikt. 

Ne kemi vërejtur gjithnjë e më shpesh paraqitjen e mercenarëve nga vendet e treta, duke përfshirë nga Shqipëria dhe Kroacia, luftëtarë kosovarë, madje edhe xhihadistë me përvojë në luftimet në Siri”, shprehet presidenti Putin.

Këtë shqetësim ia përcolli kancelarit gjerman, Olaf Schoz, me të cilin zhvilloi një bisedë telefonike që ka zgjatur një orë. Pika e vetme e diskutimit ka qenë lufta në Ukrainë.

Putin i tha kancelarit gjerman se mbi 6 mijë shtetas të huaj po mbahen peng dhe po përdoren si mburojë njerëzore nga radikalët, teksa i bëri thirrje Perëndimit që të punojë për lirimin dhe largimin e tyre nga Ukraina./A2news

/GazetaSinjali/