image Putin nënshkruan dekretin, mbi 134 mijë rekrutë të tjerë në ushtrinë ruse

Botë

Putin nënshkruan dekretin, mbi 134 mijë rekrutë të tjerë në ushtrinë ruse

news image

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka urdhëruar edhe 134500 rekrutë të tjerë që t’i bashkohen ushtrisë së tij, ndërsa forcat ruse vazhdojnë të luftojnë në Ukrainë.

Putin e nënshkroi dekretin këtë të enjte, ndërsa Ministria e Mbrojtjes komentoi se ky vendim i presidentit nuk ka të bëjë aspak me luftën në Ukrainë.

Megjithatë, ky dekret i liderit rus vjen pas 5 javësh lufte në Ukrainë dhe hasje në një rezistencë e cila për ekspertët ka qenë e paparashikuar nga Moska, duke sjellë edhe mijëra viktima në radhët e ushtrisë ruse.

Pak ditë më parë, ministri rus i mbrojtjes u shpreh se faza e parë e luftës në Ukrainë është mbyllur dhe tashmë ata do të përqendroheshin vetëm në rajonin e Donbasit, ndërsa sipas tij, ushtria ka nisur tërheqjen nga Kievi. Por këto pretendime të Rusisë nuk janë besuar nga Perëndimi, liderët e të cilit janë shprehur se Vladimir Putin po tenton të fitojë kohë deri në një riorganizim tjetër të ushtrisë së tij./a2

/GazetaSinjali/